Kush jemi ne?
Kompania “Albpress AG” është projekt privat medial, në tregun shqipfolës të diasporës, duke ofruar lajme dhe aktualitete tjera rreth jetës dhe veprimtarive të shqiptarëve në Ballkan (Maqedoni, Kosovë, Shqipëri), Zvicër, Gjermani, Austri, Francë, Belgjikë, etj.
Kompania “Albpress AG” është pjesë e përpjekjeve të para të shtypit të pavarur shqiptar në Republikën e Maqedonisë, kur në prillin e vitit 1997, doli në Shkup gazeta e parë e pavarur në gjuhën shqipe, me qëllim të informimit të shpejtë, të saktë dhe të paanshëm.
Ku gjendemi?
Redaksia qendrore e kompanise “Albpress AG” gjendet në Winterthur të Zvicrës, ndërsa ka bashkëpunëtorët e vetë në Shkup të Maqedonisë, në Prishtinë të Kosovës, në Tiranë të Shqipërisë, si dhe në disa shtete tjera të diasporës shqiptare, si në Gjermani, Austri, Belgjikë, etj.
Fakti Ditor.ch
Portali “Fakti Ditor” i cili funksionon ne kuader te kompanise “Albpress AG” është një platformë e informacioneve, kontakteve, shkëmbimeve si dhe e shërbimeve të drejtuara kryesisht ndaj popullatës shqiptare në Zvicër, ndaj zviceranëve që interesohen për kulturën e vendeve të Ballkanit si dhe ndaj diasporave shqiptare që interesohen për situatën në vendet e prejardhjes, me një objektiv promovimin dhe kyçjen shoqërore të popullatave shqiptare në mjedisin ku jetojnë si dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Duke qenë furnizuese e shërbimeve, kjo platformë ka për qëllim të sjellë kontributin e saj në kyçjen, promovimin e individit si dhe të harmonisë të bashkësisë, në shumë plane, dhe në veçanti ndaj zhvillimit ekonomik të Ballkanit.
Libri i Arte
“Libri i Artë” në Zvicër është një “Yellow Pages”, medium i parë informativ dhe inovativ vjetor në gjuhën shqipe, i cili është i dedikuar për popullatën shqiptare në Zvicër. Libri i Artë promovon këtë produkt edhe në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri që ta afrojë Libri-n e Artë deri te tregjet e atjeshme, gjë që jep mundësi të shkëlqyeshme për krijimin e biznes relacioneve me këto tregje. Me këtë Libri i Artë do të bëhet informator rajonal në gjuhën shqipe dhe me target-grupë të madhe të shfrytëzuesve dhe bizneseve.
Panairi 2019
Kompania “Albpress” me seli në Winterthur të Zvicrës organizon në Zvicër Panairin Shqiptar 2019 .
Panairi mbahet më 1,2 dhe 3 Nentor 2019 në Mehrzweckhalle , Strengelbacherstrasse 27C, 4800 Zofingen– Zvicër në një hapësirë prej 2.800 m/2.
Qëllimi:
Misioni:
Vizioni:
Rall Travel
Agjensioni Turistik “RALL TRAVEL” qe funskionon ne kuader te kompanise ALBPRESS merret me shitjen e biletave te udhetimit per aeroplan dhe autobus per te gjitha drejtimet ne Europe dhe me gjere.
Poashtu ky agjension ben edhe organizimin e aranzhmaneve te ndryshme turistike.
Misioni i “Albpress AG”: